1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I duheshin 14 vota për të fituar, votat e diasporës ia ‘fikin’ derën Burim Berishës në Fushë Kosovë

Rekomandime

Votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës kanë bërë që kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha qëndrojë ‘një fije’ në 50% të votave. Rezultati nga këto vota ia zbehu atij mundësinë që ta fitojë edhe një mandat tjetër në udhëheqje të komunës qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

Shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të VV-së, Enver Bajçinca.

Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë pa balotazh. Atij, pa përfshirë votat e diasporës, i mungonin vetëm 14 vota për ta shmangur raundin tjetër të garës. Kurse me votat e diasporës, Berishës iu shtuan në mbi 60 votat që i nevojiten për fitoren.

Nga mbi 9 mijë e 610 vota të aprovuara nga fletëvotimet e ardhura me postë, 80 prej tyre ishin për komunën e Fushë-Kosovës.

- Advertisement -

Nga numërimi i votave të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, krahas 25,33% të tyre sa i mori kandidati i VV-së, Enver Bajçinca.

Kjo diferencë mes dy kundërkandidatëve më të votuar është zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.

- Advertisement -

LDK-ja në raundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit ka fituar pa balotazh në dy komuna (Pejë dhe Lipjan), ndërsa LVV-ja nuk ka mundu të fitojë në asnjërën prej komunave pa balotazh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit