1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I hiqet dënimi me burgim, burri që rrahu brutaIisht një grua në market dënohet me 2400 euro gjobë

Rekomandime

I akuzuari Feim Berisha, është dënuar me 2 mijë e 400 euro gjobë se në tetor të këtij viti ka goditur me grushte në kokë të dëmtuarën në një market në Prishtinë

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën e javës së kaluar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Hanefi Jashari, i cili ka thënë se të akuzuarit i është mundësuar që gjobën prej 2 mijë e 400 euro ta paguajë me gjashtë këste.

- Advertisement -

Fillimisht, i akuzuari Berisha është dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim do u llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim, me propozimin e avokates Teuta Çaushi, dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, masa e paraburgimit është ndërprerë ndaj të akuzuarit Berisha.

Berisha gjithashtu u obligua me pagesën e shpenzimeve të paushallit gjyqësor, në shumën prej 20 euro dhe 30 euro për ekspertizë-mjekësore.

- Advertisement -

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij vendimi lejohet ankesa, në afat prej 15 ditësh.

- Advertisement -

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Rukije Sheshivari, i akuzuari Berisha tha se e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

“Pendohem shumë dhe i kërkoj falje nga zemra”, deklaroi Berisha.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurorja Rukije Sheshivari, e më pas u aprovua nga gjykatësi Jashari.

Ndryshe, në këtë seancë avokatja Teuta Çaushi e ka kundërshtuar aktakuzën, me arsyetimin se në rastin konkret nuk ka ekzistuar motivi, qëllimi dhe as dashja, në kryerjen e kësaj vepre penale që i vihet në barrë të mbrojturit të saj, Berisha.

Tutje, ajo ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur me provokimin hapur të dëmtuarës, sipas të njëjtës i akuzuari nuk ka ditur të gjejë zgjidhjen më të mirë, duke u përgjigjur në mënyrë të gabuar, për çka është penduar dhe ndihet fajtor.

Ajo ka thënë se duhet të merën parasysh veprimet e të dëmtuarës e pastaj të pandehurit.

Avokatja Teuta Çaushi i ka propozuar gjykatës që masa e paraburgimit të mbrojturit të saj, Berisha t’i hiqet me arsyetimin se nuk përmbushen kushtet dhe arsyeje për vazhdimin e të njëjtës.

Aktakuza e ngritur më 21 dhjetor 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngarkon Femi Berishën se në tetor të këtij viti, brenda një marketi, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S. B.-H., në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore, të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim.

Në aktin akuzues thuhet si pasojë e kësaj mosmarrëveshje i akuzuari Berisha me dashje të shkaktimit të lëndimeve trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën B.H., fillimisht ia ka shtyrë shportën metalike pastaj e ka goditur me të njëjtën në trup, që është mjet i përshtatshëm për lëndime të rënda trupore.

Tutje, thuhet se pasi i njëjti e ka larguar gruan e tij është kthyer dhe e ka goditur me grushte në kokë, me ç’rast tek e dëmtuara ka shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit.

Me këtë, Femi Berisha akuzohej se ka kryer “Lëndim të lehtë trupor”, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo me të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit