1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I infektoi me coronavirus 71 përsona përmes ashensorit

Rekomandime

Një studim i ri në Kinë ka treguar sesi një grua e prekur me COVID-19, por pa simptoma, infektoi 71 persona të tjerë.

- Advertisement -

Gruaja e quajtur me emrin pacientja A0 në studim, kishte mbërritur në provincën Heilongjiang të Kinës, nga Shtetet e Bashkuara më 19 Mars. Ajo iu nënshtrua një tamponi dhe doli negative, dhe u fut në karantinë, por gjatë rrugës përdori ashensorin.

Një fqinj i saj i quajtur me emrin pacienti B1.1 përdori gjithashtu ashensorin, duke u infektuar me COVID-19. Nëna e tij dhe një person tjetër e kaluan natën te shtëpia e tij, por dhe ato u infektuan.

Sipas studimit, këta persona takuan të afërm të tyre, duke i infektuar dhe ata. Një prej tyre i quajtur pacienti C1.1 pësoi atak kardiak dhe u shtrua në spital, ku infektoi infermierë e mjekë.

- Advertisement -

Gjithçka u kuptua pasi atij iu krye tamponi dhe rezultoi pozitiv, e më pas u krye hetimi epidemiologjik i cili shërbeu edhe për këtë studim.

Por, pacienti C1.1 kishte qenë i shtruar edhe më parë në një spital tjetër, ku po ashtu u infektuan personeli mjekësor.

- Advertisement -

Më 9 Prill, autoritetet zbuluan se gruaja, pacientja A0, e cila u kthye nga Shtetet e Bashkuara më 19 Mars, ishte pozitive me COVID-19 pasi iu nënshtrua një tamponi tjetër, dhe mësuan se pacienti B1.1 u infektua përmes sipërfaqeve të ashensorit.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se virusi kishte origjinën jashtë vendit dhe se pacientja A0,  asimptomatike, ishte shkaku i infeksionit të të gjithë personave.

Prandaj, një person i vetëm ishte në gjendje të infektonte 71 persona pa e kuptuar atë.

 “Rezultatet tona tregojnë sesi një infeksion i vetëm asimptomatik mund të shkaktojë një transmetim të gjerë në një komunitet”, thuhet në studim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit