4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

I infektuari me COVID-19 nga Istogu është tregtar, dyshohet se ka pasur kontakt me shumë persona

Rekomandime

COVID-19 është rikthyer në Istog pas më shumë se dy javësh. Mbrëmë atje është konfirmuar një rast i ri me këtë sëmundje që e shkakton koronavirusi i ri. Detaje rreth këtij rasti dhe testimeve që do të bëhen në këtë qytet ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Mujë Osmanaj.

Në një prononcim për Gazetën Express, Osmanaj ka treguar se i infektuari është një tregtar nga fshati Shushicë. Sipas Osmanajt, i infektuari ka pasur kontakt me shumë njerëz.

- Advertisement -

“I infektuari është tregtar, nga fshati Shushicë dhe dyshohet se ka pasur kontakte me shumë njerëz. Po ashtu, ka qëndruar katër ditë në QKMF në Istog, ku ka marrë infuzion, më pas e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Osmanaj.

Ai ka treguar se 20 persona me të cilët dyshohet se ka pasur kontakt tashmë janë në izolim, të cilët edhe do të testohen sot.

“14 familjarë të tij janë izoluar, po ashtu janë edhe tre persona nga Vrella që kanë lidhje familjare me të infektuarin. Edhe një mjek dhe dy motra janë në izolim. Sot instituti ka shkuar për t’i marrë mostrat e familjarëve”, ka deklaruar Osmanaj për Express.

- Advertisement -

Ndërkohë, nga data 8 shkurt deri më 10 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR janë testuar 17 mijë e 479 persona të dyshimtë për virusin SARS-Cov-2.

Prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 298 persona, nga të cilët tashmë janë shëruar 913 dhe kanë vdekur 31.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit