1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I ishte vërsulur dhe e kishte fyer, Çitaku tregon se çfarë i kishte thënë Daçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Rekomandime

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka treguar për përballjet që ka pasur me përfaqësuesit e Serbisë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Ajo po ashtu ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të vitit 2019, Ivica Daçiq, i cili atë kohë mbante postin e ministrit të Jashtëm të Serbisë.

- Advertisement -

Çitaku është shprehur se fjalët që ia ka thënë ai nuk janë fjalë që duhet të thuhen në televizion duke lënë të nënkuptohet se ato kanë qenë fyese e të rënda.

Megjithëse, ajo ka treguar se Daçiq aty i kishte thënë se është duke bashkëbiseduar me kolonizatorët.

“Ka pas plot momente jo të lehta, për shkak se pala serbe vazhdimisht provokon. Daçiq më ka thënë se ti në këto momente je duke bashkëbiseduar me kolonizatorët sepse unë i thash që Serbia ka qenë kolonizatorë për Kosovën dhe pas mbledhje më është vërsulur. Në prani të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ka pas momente që mu më është nxjerrë certifikata e lindjes, situata tërësisht të paprecedentë. Në atë rast Daçiq i ka shkelur rregullat e shtetit të vet”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Çitaku ka thënë se ka pasur raste edhe kur teksa ka marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesit e palës serbe vazhdimisht e kanë sharë e i janë vërsulur.

“Për shembull tërë kohën përderisa unë kam folur, përfaqësuesi serb ka bërtit në gjuhën serbe, ka sha, ka fy, ka pas edhe raste kur kryesuesi i ka tërhequr vërejtjen, kam pasur situata kur pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi serb më është vërsulur mbrapa. Mirëpo është e rëndësishme që të ruhet qetësia. Ne kemi një detyrë për të bërë, nuk është e lehtë të përmbahesh ndonjëherë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Çitaku ka thënë se ajo ka ruajtur qetësinë dhe ka folur me argumente kur është ulur në tavolinë me palën serbe.

“Unë aa kam kthyer në tavolinë. E di që ka ekzistu me muaj të tërë një fushatë shumë e vrazhdë dhe shumë e ulët kundër meje në mediumet e sponzorizuara nga Qeveria e Serbisë, thjesht për të më qit nga takti, unë jam munduar ta ruaj qetësinë dhe të flas në tavolinë me argumente. Unë nuk prekem personalisht prej tyre sepse nuk pres diçka më shumë. Është e rëndësishme në ato momente të ruhet qetësia”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit