1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I lanë të vdisnin në shtëpi — spitali i telefonoi për testin 30 ditë pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur

Rekomandime

Mes 30 mijë viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali ka plot histori të dhimbshme e prekëse sesi janë ndarë nga jeta qytetarët italianë. Dy ngjarje mjaft tronditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera” . Janë dëshmi të dy banorëve nga zonat më të goditura nga virusi.

- Advertisement -

Rasti i parë është i Alberta Fantoni nga Fiorano al Serio, i ati i së cilës, Silvano 77-vjeçar, vuante nga Parkinsoni dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kur Italia u prek nga koronavirusi ai nuk i shpëtoi infektimit dhe u dorëzua.

“Ai nisi të ndjehej keq në mars. E dërguam në spital më datë 14. Më 17 rezultoi pozitiv. Më 18 vdiq.”-thotë ajo.

Më tej vajza e 77-vjeçarit tregon se thirrja telefonike nga autoritetet shëndetësore i erdhi një muaj më vonë, më 20 prill.

- Advertisement -

“Një zonjë më telefonoi për të më thënë se babai duhej t’i nënshtrohej tamponit të dytë për të parë nëse është akoma pozitiv. I shpjegova se babai im kishte vdekur shumë kohë më parë. Ajo u ndje e turpëruar, por edhe unë u ndjeva e tallur”.- thotë ajo.

Pas kësaj bisede ajo kërkoi nga spitali kërkon të bënte testin seriologjik, ku fatkeqësisht ajo rezultoi pozitive për Covid-19. Ndërsa një tjetër rast i ngjashëm, ndodhi në Bergamo, me babain e një të riu që vdiq nga koronavirusi.

- Advertisement -

“Për mua dhe mamanë time ishte shumë e dhimbshme.”-tha ai.

Mësohet se i ati i tij 66-vjeçar u infektua në fillim të marsit dhe i bënë tamponin e parë më datë 8 mars. Ai vdiq më 1 prill. 20 ditë më vonë e telefonuan që babai të bënte tamponin e dytë. Si në rastin e parë edhe këtë herë i riu ka kërkuar t’i bëhej tamponi atij dhe nënës së tij pasi ishin të rrezikuar nga koronavirusi për sa kohë në familjen e tyre vdiqn një person nga ky virus.

“As tampon, as test serologjik. Tentova që të shkëmbeja tamponin e dytë të babait për një prej nesh. Më thanë se do shohim se çfarë mund të bëjmë. Tani a duhet të paguajmë për të parë nëse jemi prekur nga koronavirusi apo jo?”- shpjegon ai.

Deri më tani Italia ka rregjistruar të paktën 30,201 të vdekur si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar mbi 217 mijë të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit