Sot i është dhënë fund dilemave për të dashurin e këngëtarës, Albina Kelmendi.
Në fakt ka qenë vet i dashuri i saj, biznesmeni Valon Vataj ai i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren në New York, atje ku dhe po qëndrojnë tash e disa ditë së bashku.
Kjo fotografi vjen për ditëlindjen e Albinës ku çifti kanë zgjedhur Amerikën për ta festuar këtë ditë për këngëtaren.
“Urime mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj, i cili ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.
Valon Vataj është pronar i kompanisë ndërtimore KAWA Group i cili më herët ishte prezantuar si menaxher i këngëtarës.
Ndryshe, Albina Kelmendi së fundmi ka publikuar këngën me titull “Pa mu”.