5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

I martuar pesë herë, ky është 103 vjeçari që mposhti koronavirusin

Rekomandime

Një 103-vjeçar në Pakistan ka mposhtur Covid-19, duke u bërë kështu edhe një nga të mbijetuarit me moshë më të madhe në botë.

Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendre mjekësore, pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.

- Advertisement -

“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”, tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed, për Reuters me telefon nga fshati i tij afër kufirit Pakistan-Kinë-Afganistan.

Ahmed tregoi se babai i kishte thënë atij se “kishte kaluar shumë në jetën e tij dhe se koronavirusi nuk e trembte atë”. Megjithatë, atij nuk i pëlqente të ishte i izoluar.

Alim ka nëntë djem dhe vajza, nga tre martesat që ai ka pasur, tha djali 50-vjeçar i Ahmedit, duke shtuar se babai i tij ishte divorcuar nga gruaja e tij e katërt dhe tani është e martuar me të pestën.

- Advertisement -

Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters, doktor Sardar Naëaz, mjeku kryesor në Qendrën Shëndetësore Aga Khan.

Qendra e improvizuar u krijua në një konvikt vajzash vetëm disa javë përpara pranimit të Alim dhe është e vetmja zonë larg nga qendra, për të trajtuar pacientët me Covid-19.

- Advertisement -

Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të sëmundjes dhe 5,763 vdekje.

Ndërsa numri i pacientëve ka rënë gjatë muajit të kaluar, zyrtarët e qeverisë kanë frikë se mund të ketë sërish shtim gjatë festimeve të Myslimanëve për Bajram, të cilat fillojnë në 1 gusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit