4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

I mbijetuari i Jasharëve: I pashë teksa i morën kufomat e familjarëve, i dallova për nga rrobat

Rekomandime

Valdet Jashari, njëri nga të mbijetuarit e familjes Jashari, të cilit i ishin vrarë 11 familjarë, ndër të tjera, ka rrëfyer për momentin kur ka parë që kufomat e tyre i kishin marrë me një kamion ushtria serbe.

- Advertisement -

“Pas gjithë luftës që e bëri lagjja Jashari, unë i plagosur u tërhoqa dhe shkova te familja, por afër familjes s’mund të hyja se e pashë që ishte mbushur me policë e ushtri, andaj kam hipur në kulmin e një shtëpisë afër aty, ashtu i plagosur, i kam parë kur kanë ardhur policia dhe ushtria me një kamion të madh, janë afruar afër dyerve dhe i kanë kapur për këmbësh e për duarsh kufomat dhe i kanë gjuajtur në kamion”, ka rrëfyer Valdeti në Info Magazinë.

Ai tha se kufomat e familjarëve i ka identifikuar nga rrobat e tyre.

“Aty nga rrobat e kam parë që aty më janë vrarë edhe nëna edhe tre vëllezërit edhe mixha me bashkëshorten edhe xhaxhallarët e tjerë, gjithsej 11 anëtarët e familjes”, shtoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit