2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“I nderuari zotëri Ramush Haradinaj”, Kurtin e duartrokasin në Gllogjan pas kësaj fraze

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron në Gllogjan në nderim të të rënëve shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, Kurti shkoi edhe te familja Haradinaj.

- Advertisement -

Kurti mori fjalën edhe në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar këtë ngjarje.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili u duartrokit për këtë.

Kurti tha se familja Haradinaj, pas ngjarjeve në Prekaz, i tregoi Serbisë rezistencën.

- Advertisement -

“Pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz me datat 5,6,7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik, Serbinë, e kishin një qëllim, lirinë”.

- Advertisement -

Kurti tha vendosmëria e guximi i Haradinajve dhe Mehmetajve i dërgoi mesazh Serbisë se Kosova nuk dorëzohet.

“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi. Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Haradinaj, së bashku me Mejremen e Frashërin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit