Ka vdekur një i paraburgosur në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, Kosova ime.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, 1958.
I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së.
62-vjeçari ishte i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.