1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I prezantohet si polic, biznesmenit që ka klinikë në Prishtinë i grabiten rreth 50 mijë euro në autostradë

Rekomandime

Një personi i është grabitur një çantë dore me rreth 50 mijë euro, një iPhone dhe librezën e veturës. Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

- Advertisement -

Sipas Policisë, viktima është shtetas turk, pronar i një poliklinike.

Ai është ndaluar në autostradë nga dy persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si polic.

“Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit. Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic. Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Sipas deklaratës së viktimës, të dyshuarit kanë pasur edhe armë.

“Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi. Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit. Hetimet në vijimësi”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit