Partia Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili mbrëmë tha se i ka “sjellë në pushtet hajnat e klanit pronto”.
Sekretari i kësaj partie, Bujar Cakolli ka publikuar një video gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, kur PDK’ja, AAK’ja dhe Nisma kandidonin së bashku dhe Haradinaj ishte kandidat për kryeministër.
Në këtë video, dëgjohet Haradinaj duke brohoritur emrin e Veselit.
“Qe çka të ban pushteti, kur e banëm Kryeministër “Kadria, Kadria, Kadria”, e tash kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”. Burrnia se ka kështu valla”, ka shkruar Cakolli.