-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

I refuzohet pensioni i invalidit të Iuftës, qytetari paditë Ministrinë e Punës dhe kërkon ekspertizë mjekësore

Rekomandime

Është caktuar ekspertizë mjekësore në rastin ku paditësi G.Sh, ka paditur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), lidhur me vendimin e lëshuar nga e njëjta, me të cilin i është refuzuar njohja në pension të skemës invalid i Iuftës.

Në seancën e së martës, paditësi deklaroi se mbetet në tërësi prapa padisë dhe kërkoi nga gjykata që të përpilohet një ekspertizë mjekësore nga QKUK, ashtu që të dëshmohet se ka pasur lëndime të Iuftës me shkallë të invaliditetit më shumë se 20%, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Pas kësaj, gjykatësja Luljeta Maxhuni mori aktvendim me të cilin e aprovoi propozimin e palës.

Sipas padisë së ushtruar më 10 qershor 2019, paditësi G.Sh po kërkon anulimin e vendimit të MPMS-së, me arsyetimin se nuk janë aplikuar fare apo nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore.

Në padi thuhet se në procedurën që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejtë gjendja faktike dhe se nga faktet e vërtetuara është nxjerrë një konkluzion jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike.

- Advertisement -

Paditësi konsideron se komisioni nuk e ka trajtuar në mënyrë adekuate kërkesën e tij dhe nuk e ka arsyetuar fare refuzimin e kërkesës.

Ndryshe, në vendimin e MPMS-së thuhet vetëm se ankesa e paditësit është refuzuar si e pabazuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit