2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

I riu ‘gozhdon’ kryeministren serbe: I jepni 600 milion € për Premierligë, e Vojovodinën e keni pa ujë të pijes

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është vënë në siklet nga një student, gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Nishit. Studenti Nemanja Obradoviq, i tha Bërnabiqit se Serbia paguan 600 milionë euro të drejtën e transmetimit të Premierligës, ndërsa 710 milionë euro duhen për ta furnizuar Vojvodinën me ujë të pijshëm, pasi ky qytet ende nuk ka ujë të pijes.

“Ne kemi 18 vjet që nuk kemi ujë të pijshëm në qytetin tim. Dhe ky është një problem i madh. Uji është gjë elementare, pa të cilin e kemi vështirë jetesën. E kam parë edhe një përllogaritje diku ku thuhet se na duhen 710 milionë euro që e gjithë Vojvodina të ketë ujë të pijshëm e të shëndetshëm. E di që në korrik të këtij viti kemi dhënë 600 milionë euro për transmetimin e drejtpërdrejtë të Premier Ligës. Nuk e di cili është prioriteti ynë, por jam shumë i shqetësuar për këtë situatë”, i tha i riu kryeministres.

- Advertisement -

Ndërsa Brnabiq shmangu përgjigjen, duke u sikletosur nisi të flas për prioritetin që shteti ka ndaj të rinjve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit