3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

I riu kosovar që është në gjak me 70 familje dhe ka 150 vepra në polici

Rekomandime

Dibran Hoxhaj i njohur si ‘KOBRA’, ka 150 vepra penale në polici. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar KRlMlNALE, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.

Ai gjatë ditës së djeshme në një interviste ka rrëfyer jetën e tij, si dhe dha një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë.

- Advertisement -

Ai u shpreh se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në burg dhe se jeta luksoze është e vështirë.

Gjithashtu ai ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë dhe së është penduar.

“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tha Dibrani në Shqipëria Live.

- Advertisement -

Hoxhaj gjithashtu tregoi se ka qenë e vështirë që të tërhiqej, por që ja ka dalë. Ndërsa shtoi se besimin e ka patur që në moshën 14-vjeçare, kur mbante ramazanin.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit