Frika nga koronavirusi ka shkaktuar panik edhe në Kosovë, ku shumë qytetarë po furnizohen nga frika e izolimit.
Pavarësisht kësaj, ka të till që po jepin edhe këshilla dhe idetë e tyre se si të mbrohemi nga ky lloj virusi I cili deri tani ka shkaktuar shumë viktima në botë.
Me një ide ka dal edhe një i ri nga Drenica, i cili i ka ftuar të gjithë të shkojnë për të punuar në serat e tij, pasi sipas tij koronavirusi luftohet më së miri në temperatura të larta
“Temperaturat e larta (siq janë në sere), e luftojnë coronavirusin, prandaj ju ftojë që ta luftojmë së bashku duke punuar”, ka shkruar i ru nga Drenica, Anton Lani.
Nuk dihet nëse deri tani dikush iu ka përgjigjur thirrjes së tij