4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi tregon për herë të parë se si u njoh me partnerin

Rekomandime

Këngëtarja, Shkurte Gashi ishte e ftuar në rubrikën “5 data” në emisionin “Prive”, ku rrëfeu shumë detaje nga jeta e saj private.

- Advertisement -

Këngëtarja tregoi për herë të parë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Faleminderit shumë’ dhe një zemër.

Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.

- Advertisement -

Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë. Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”, rrëfeu Shkurtja.

Sa i përket djalit të saj, Malit, ajo ka treguar se ka ardhur pa planifikim, por tashmë janë shumë të lumtur si familje bashkë me të. Këngëtarja tha se mund të kishte lindur në Zvicër, por ajo zgjodhi që të lindte në vendin e saj, në Kosovë. Shkurtja tregoi se periudha e shtatzënisë ishte disi e vështirë, pasi përkoi me periudhën e pandemisë dhe kujdesej vazhdimisht për veten që të mos infektohej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit