1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I tha ta respektojë LGBT-në ose të largohet nga BE-ja, Orbani ia kthen kryeministrit holandez

Rekomandime

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të premten tha se kritikat e Holandës ndaj vendit të tij për një ligj të ri rreth të drejtave të komunitetit LGBT rrjedhin nga një supremaci morale e rrënjosur në të kaluarën kolonialiste.

- Advertisement -

Liderët e BE-së javën e kaluar e sfiduan kryeministrin hungarez rreth një ligji të ri, i cili ua ndalon shkollave në Hungari që të përdorin materiale që cilësohen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë.

Disa kryeministra të BE-së patën kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj Hungarisë për ligjin e ri rreth LGBT-së. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte më i rrepti, duke i thënë homologut hungarez që t’i respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është qasje kolonialiste. Ata thjesht s’mërziten se çfarë mund të thonë e çfarë jo për një komb tjetër dhe për ligjet e një shteti tjetër”, tha Viktor Orban të premten për radion publike.

- Advertisement -

Kryeministri hungarez, i cili përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, është bërë gjithnjë e më radikal rreth politikave sociale në atë që e cilëson si luftë për t’i ruajtur vlerat tradicionale të krishtera të Hungarisë nga liberalizmi perëndimor, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Bashkimi Evropian po i bën presion Hungarisë që ta shfuqizojë ligjin e ri. 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar një letër për ta riafirmuar zotimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit