Dje qytetarit nga Prishtina Dardan Raba, iu kumtua se kishte dal pozitiv me Covid, kur në fakt ai nuk kishte bërë fare testin për Covid.
Ndërsa një ditë më vonë laboratori MLS i cili kishte telefonuar Rabën, i kanë kërkuar falje, duke arsyetuar gabimin e tyre.
Sipas arsyetimit thuhet se kanë funksionalizuar leximin e mostrave me barko dhe gjatë testimeve me barkod dhe ndërhyrjeve manuale për të krahasuar mundësinë e gabimit është bërë gabim njerëozor.
Juve tutje thuhet se nuk iu ka ardhur asnjë email as nuk jeni ftu në telefon për shkak që nuk është shtyp rezultati, gjithsesi në sistem fatkeqësisht nuk është ndërruar , dhe me nxjerrjen e raportove automatike keni figuruar edhe ju.
“Ne do të njoftojmë IKShPK-në nesër për këtë gabim, ndërsa nga ju kërkojmë mirëkuptim dhe ndjesë për shqetësimin. Shëndet dhe gjitha të mirat”, ishte arsyetimi i laboratorit.
Në anën tjetër Raba ka thënë se përkundër që ka pranuar kërkim falje nuk e toleron sjellën e nëpunësit qoftë të IKShPK-së apo MLS-së, i cili me arrogancë insistonte që ai kishte bërë testin e i cili ka rezultuar pozitiv.