-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“I varfër nuk është kush s’ka para”, çfarë thoshte në vitin 2019 drejtori që u arrestua sot

Rekomandime

Agim Nuha, drejtor i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në MBPZHR, ishte nga të parët që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, që në mëngjes i prangosi edhe 11 persona, mes tyre 10 zyrtarë institucionesh, përfshirë Nuhën. Operacioni policor u zhvillua pasi ishin grumbulluar shumë informacione dhe prova se këta zyrtarë kishin kryer vepra korruptive, përfshirë veprën e marrjes së ryshfetit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në vitin 2019, Agim Nuha i kishte shpërndarë në Facebook disa fjalë për varfërinë dhe shpirtëroren. Kjo e fundit, vlerësonte Nuha, ishte mbi gjithçka tjetër, edhe mbi paratë.

“I varfër nuk është kush nuk ka para, i varfër është kush nuk ka shpirt, zemër e ndjenja!!”, thuhet në një postim të shpërndarë nga Nuha në qershor të vitit 2019.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa lokaleve. Bastisjet nisën në mëngjes, ndërsa në to kanë asistuar edhe departamentet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit brenda Policisë.

“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.

- Advertisement -

Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Ndërsa drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit