Betim Gjoshi i PDK-së, thotë se numri i sotëm i të infektuarve është dhuratë nga Albin Kurti dhe Arven Vitia.
Ai shkruan:
Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.
Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.
Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin.