1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ia ka shpëtuar Kosovës 380 milionë euro në Arbitrazh: Kush është Luka Misetic, avokati ku i ka varë shpresat Hashim Thaçi

Rekomandime

Edhe një ish-avokat i gjeneralit kroat Gotovina do të jetë tash e tutje në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale. Bëhet fjalë për Luka Misetic, avokatin kroato-amerikan që kishte mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë, ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, deri në shpalljen e pafajësisë së tij.

- Advertisement -

Ky do të jetë avokati i dytë në ekipin e Thaçit i cili ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e Gotovinës, pasi që para disa ditësh, si zëvendësues i David Hooper, u caktua avokati Gregory Keohe, po ashtu ish-avokat i gjeneralit kroat.

E është pikërisht Keohe ai që ka kërkuar emërimin e Misetiqit në ekipin mbrojtës të tij. Misetiq në Speciale do ta ketë rolin e bashkëpunëtorit kryesor të Keohesm. Me të parashtruar kërkesën, Keohe ia ka përcjellë regjistrit të Speciales të gjitha dokumentacionet e nevojshme të Miseticit, i cili menjëherë është akredituar në listën e avokatëve mbrojtës që përfaqësojnë palë në Speciale.

Por, kush është Luka Misetic?

- Advertisement -

Ai është avokat me përvojë ndërkombëtare të gjerë para gjykatave ndërkombëtare. Me më shumë se 20 vjet përvojë gjyqësore, ai ka njohjë të madhe të drejtësisë ndërkombëtare dhe kombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe qeverive në çështje të ndërlikuara komerciale, civile, penale, ndërkombëtare dhe të arbitrazhit.

Luka është edhe këshilltar në çështje ligjore ndërkombëtare në ICSID, Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisëdhe gjykatave të ndryshme ndërkombëtare. Ai gjtihashtu vazhdon të përfaqësojë klientët në çështje gjyqësore të brendshme, duke përfshirë edhe shkeljet e kontratave, mashtrimet dhe mosmarrëveshjet e partneritetit. Në maj 2018, ai dhe ekipi i tij siguruar një fitore të plotë për Kosovën në një kërkesë prej 380 milionë euro të paraqitur para ICSID. Misetic kishte udhëhequr me ekipin e mbrojtjes së Kosovës në këtë kontest pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit duke mposhtur kështu pretendimet e kompanisë gjermane AXOS që kërkonte dëmshpërblim me arsyen se iu është mohuar joligjërisht e drejta për privatizimin e Telekomit të Kosovës.

- Advertisement -

Në qershor të 2019, Luka dhe ekipi i tij siguruan fitore të plotë për Republikën e Estonisë në një pretendim të traktatit prej 100 milionë dollarësh amerikanë të paraqitur nën Traktatin Bilateral të Investimeve Holandë – Estoni nga ofruesi Estonez i ujit AS Tallinna Vesi dhe aksioneri i saj holandez United Utilities (Talin) BV.

Puna e Misetic në Hagë (ku ai jetoi për dy vjet) si këshilltar kryesor që mbronte gjeneralin kroat Ante Gotovina çoi në pafajësinë e plotë të tij përpara Tribunalit të Hagës duke marrë vëmendjen e gjithë botës. Ai ishte avokati më i ri ndonjëherë që ka mbrojtur një çështje përpara një gjykate ndërkombëtare dhe ishte profilizuar në botime të ndryshme përfshirë edhe ‘New York Times dhe ‘Chicago Lawyer’.

Ai gjithashtu përfaqëson klientët në çështje gjyqësore shtetërore, federale dhe ndërkombëtare duke përfshirë çështjet penale tregtare, civile dhe penale ndërkombëtare. Luka përfaqëson korporata dhe partneritete si dhe drejtorët, zyrtarët dhe partnerët e tyre në pretendimet e tyre për shkelje të kontratave dhe çështje të rregulloreve, pretendime sekrete tregtare, padi për mashtrim dhe neglizhencë e çështje të ndryshme.

Revista Globus (E përjavshme e Kroacisë) e ka cilësuar atë si “një nga 100 kroatët më me ndikim në botë”. Përveç kësaj, në 2013, Misetic ka marrë Çmimin e Kodit Vinodol të Shoqatës së Avokatëve Kroato-Amerikanë në vlerësimin e karrierës së tij të shquar ligjore dhe kontributit të jashtëzakonshëm në komunitetin kroato-amerikan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit