-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ilir Ibrahimi: Edi Ramën po e shpallin tradhëtar, ata që e kanë shijuar muzikën e ‘Bijelo Dugmës’ dhe makiatot në luftë

Rekomandime

Kryetari i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Ilir Ibrahimi ka shkruar në Facebook lidhur me debatin e krijuar ditëve të fundit ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë cak i kritikave nga Kosova pasi në Festivalin e Birrës në Korçë ishtë ftuar të këndonte Goran Bregovic për të cilin pretendohej se ka muzikë me prapavi nacionaliste serbe.

- Advertisement -

Ibrahimi në shkrimin e tij thotë se Rama nuk po kundërshtohet me parime të shëndosha e argumente racionale, por nga disa ai po sulmohet nga mosdija, e nga disa të tjerë prej inatit.

Ai i referohet konkretisht rastit të Bregovicit për të cilin vlerëson se këto sulme ndaj tij u bënë të frikshme, por konsideron se Rama po duron të ofendohet në këtë mënyrë vetëm që shqiptarët të mos duken si serbët.

“Kjo shpërfaq një mosdije fejsbukiane ku çdokush ja jep të drejtën vetes të shpall heronjë e tradhtarë. E shëmtuar dhe e dhimbshme por këtë kohë po e jetojmë. Mosdija po mbizotëron.”, shkruan Ibrahimi.

- Advertisement -

Ibrahimi më tutje shkruan se kryeministri Rama po mundohet ta vendos kombin shqiptar në qendër të zhvillimeve të dekadave të ardhshme të Ballkanit dhe se ai po shpallet “tradhëtar” nga ata që kanë vallëzuar me muzikën e Bijelo Dugmes në Iuftë.

“Nuk do të doja të kishte në mesin tonë të tillë që e bëjnë një gjë të tillë të shtyrë nga ndonjë motiv tjetër.”, shkruan Ibrahimi.

- Advertisement -

Më tutje, ai deklaron se Shqipëria në 4-5 vitet e ardhshme do të jetë ndër atraksionet më të mëdha turistike dhe thirrjet se ‘Shqipëria eci’ janë siç i quan ai “patriotizëm i Facebook”,si vetushqim i ndjenjës disfatiste.

“Në 10 vitet e fundit Ramën me aq sa e di e mundem e kam kritikuar kur kam menduar se duhet kritikuar. Atê e kam bërë përmes shkrimeve e paraqitjeve publike. Kush nuk i ka parë, mund ti gjej. Prandaj më kurseni nga argumenti fejsbukian se po e mbroj.”, shkruan Ibrahimi.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Edi Rama nuk po sulmohet e kundërshtohet nga parime të shëndosha e argumente racionale.
Nga disa, ai po sulmohet nga mosdija, e nga disa të tjerë nga inati.

Kjo vërehet tanimë për një kohë por u shpërfaq frikshêm në debatin rreth Bregovicit.
Paramendo, Rama po pranon që të ofendohet nga gjithë ai mediokritet, vetëm e vetëm që ti bëj shqiptarët të mos duken si serbet.

Kur Edi Rama e thotë qartë mos u bëni si serbët që i hakërrehen Dua Lipës, ata që nuk e kuptojnë hakërrehen duke i thënë se po na krahason me serbët.

Kjo shpërfaq një mosdije fejsbukiane ku çdokush ja jep të drejtën vetes të shpall heronjë e tradhtarë. E shëmtuar dhe e dhimbshme por këtë kohë po e jetojmë. Mosdija po mbizotëron.
Ndërsa ata që Ramën e kundërshtojnë nga inati dalin edhe më të shëmtuar. Si mund të kuptohet ndryshe, përveç se shpërthim inati kur një gazetar nga Shqipëria del e thotë se në 2006 jam kënaqur më muzikën e Bregovicit por sot e kundërshtoj. Si mund ta kuptosh një gazetar i cili e thotë vet se është rritur me muzikën e Bregovicit por shpall shpijun majtas e djathtas, vetëm për ta kundërshtuar Ramën- por jo Bregovicin?

Refeksioni 1 patriotzmi i baterive
Si mund ti shpjegosh hakërrimet e atyre që e shpallin Ramën tradhtar, kur ai po mundohet ta vendos kombin shqiptar në qendër të zhvillimeve të dekadave të ardhshme të Ballkanit,(sido që ti vihet emri) përveç se nga mosdija dhe inati.
Kur dëgjon disa që kanë shijuar makiatot dhe muzikën e Bijelo Dugmes në Iuftë, e sot hedhin valle e festojnë kur udhëheqësit e luftës vihen para bankës së të akuzuarve, ta shpallin Ramën tradhtar, në emër të një patriotizmi pervers, nuk ke se si të mos mendosh ndryshe se ata e bëjnë këtë nga mosdija apo nga inati.
Nuk do të doja të kishte në mesin tonë të tillë që e bëjnë një gjë të tillë të shtyrë nga ndonjë motiv tjetër.

Reflekaioni 2 patriotizmi wë na duhet
Shqipëria eci, ishte togëfjalëshi më i shpeshtë që kam dëgjuar nga njerëz që ktheheshin nga pushimet në Shqipëri këtë vit.

Në 4-5 vitet e ardhshme, besoj fuqishëm se Shqipëria do të bëhet ndër atraksionet kryesore për turistë përtej vendeve të Ballkanit. Edi Rama e ka meritën e vet për këtë. Nga mosdija dhe inati mund ta quajmë tradhtar e me çfarëdo emri por ai po e përmbush atë që do të duhej ta bënte çdo politikan modern: ta rris kualitetin e jetës së qytetarëve që po u shërben, është patriot i ditëve të sotme.

Ky patriotizmi i facebook nuk është gjë tjetër veqse vetushqim i ndjenjës disfatiste.
P.S

Në 10 vitet e fundit Ramën me aq sa e di e mundem e kam kritikuar kur kam menduar se duhet kritikuar. Atê e kam bërë përmes shkrimeve e paraqitjeve publike. Kush nuk i ka parë, mund ti gjej. Prandaj më kurseni nga argumenti fejsbukian se po e mbroj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit