1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Imagjinata e sëmurë e aktorëve serbë, planifikojnë xhirimin e një filmi për Kosharen

Rekomandime

Aktorët nga Serbia duket se po vazhdojnë mendësinë e vjetër me politikanët e tyre sa i përket qasjes ndaj popullit shqiptar. Kjo e dëshmon edhe hapi i tyre për xhirimin e një filmi artistik për luftën në Koshare, me regji të Balsha Dogas.

Ndonëse, Beteja e Koshares ishte një triumf i Republikës së Kosovës, ndryshe po pretendohet të paraqitet nga Beogradi zyrtar.

- Advertisement -

Ky projekt filmik (Omega Production) e cila fitoi konkursin e Qendrës së Filmit të Serbisë për një film me temë kombëtare, do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit të ardhshëm.

Tema kryesore e filmit është fati i ushtarëve serbë në Kosovë. “Ne gjithashtu duam të tregojmë se çfarë ndodhi me të mbijetuarit. Në të njëjtën kohë, ne do të ndjekim disa histori të tjera – në sfondin e luftës”, shpjegon regjisori.

- Advertisement -

Sipas tij, filmi do të xhirohet në disa lokacione në Serbi dhe Mal të Zi, por j jo në Kosovë.

Gazeta “Danas” ka pyetur ekuipazhin e filmit se a do të bëjnë kërkesë autoriteteve në Kosovë për të xhiruar pamje edhe në Koshare te vendndodhja autentike, Dogas u përgjigj se ai nuk i drejtohej askujt në Kosovë.

- Advertisement -

“Mendojë se nuk do të merrnim pëlqimin për të punuar në këtë film”, ka deklaruar ai.

Skenari për filmin dhe serialin u bazua në bazë të dëshmive të ushtarëve që mbijetuan me të cilët regjisori Dogo ka një grup të përbashkët në Facebook, ku ata këshillohen për detaje.

Lidhur me këtë film, ka reaguar Ben Apolloni, regjisori i shfaqjeve në Kosovë.

“Serbët, pas atij dokumentarit që bëri shumë bujë, tani po e bëjnë edhe një film për Betejën e Koshares. E, ne, lutemi ishalla bëhen kungujt sivjet dhe hamë fara”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit