Një kompani private amerikane ka publikuar disa imazhe satelitore që tregojnë se Rusia ka rritur trupën ushtarake pranë Ukrainës.
Kjo lëvizje e fshehtë e Putin u zbulua ndërsa Moska vijon të rrisë trysninë ndaj Shteteve të Bashkuara për bisedime rreth atyre që i quan garanci për siguri.
Rusia kërkon nga NATO të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe garanci se aleanca ushtarake perëndimore, nuk do të vendosë pajisje ushtarake suImuese në Ukrainë apo në vendet e tjera fqinje.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur imazhet e fundit të ofruara nga kompania ‘Maxar Technologies’ me bazë në Shtetet e Bashkura.
Kremlini përsëriti të premten se gëzon të drejtën për të lëvizur forcat e veta në territorin rus, siç e sheh të arsyeshme dhe akuzoi vendet perëndimore për zhvillimin e manovrave ushtarake provokuese pranë kufijve rus.
Fotot e publikuara të enjten në mbrëmje tregonin një bazë në Krime, mbushur me qindra automjete të blinduara e tanke që nga 13 dhjetori.