Analisti politik, Imer Mushkolaj ka pyetur në lidhje me efektin e masave të vendosur para dy javësh nga Qeveria Kurti, raporton Gazeta Blic.
“A po na kallxon dikush çfarë efekti pozitiv patën këto masat 12 ditore? Apo veç ishte një eksperiment i kotë?”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot qeveria ka marrë vendim për heqjen e atyre kufizimeve.
Nga nesër hapet gastronomia dhe qendrat tregtare, derisa ora policore do të vazhdoj nga ora 22 e 30.