Gazetari Valon Syla, ka imituar ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, teksa thotë se diaspora do t’ia sjellë subjektit politik Vetëvendosje 200 mijë vota.
Ai, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa e ka imituar Osmanin, e ka përgënjeshtuar atë.
“Vjosa Osmani tha që diaspora do t’i sjellë 200 mijë vota. Kjo osht rrenë”, ka deklaruar Syla.
Ai, kësisoj, e ka kundërshtuar kategorikisht idenë e marrjes së 51% të votave në rezultatin e zgjedhjeve qëndrore, që do mbahen më 14 shkurt.