1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Importi i energjisë elektrike arrin në mbi 120 miIionë euro

Rekomandime

Kriza energjetike ka shkaktuar sfida jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën. Sfida më e madhe ishte kostoja e lartë e energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kjo rritje e çmimeve ishte jashtë çdo parashikimi, në krahasim me çmimin e viteve paraprake.

- Advertisement -

Pikërisht, çmimi i lartë i megavatit të energjisë elektrike dhe sasia e importuar në dy vitet paraprake kanë ngjallur diskutime.

Importi në vitin 2021 ka kushtuar më lirë, dhe sasia e megavatit është më e madhe në krahasim me vitin 2022, që sasia e megavatit të importuar është më e vogël, dhe çmimi është më i lartë.

Nga KEDS&KESCO thonë se gjatë vitit 2022 kanë importuar energji elektrike mbi 120 milionë euro, apo 28 milionë euro më tepër krahasuar me vitin paraprak. Sipas tyre,  kjo diferencë ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve, e cila kishte filluar në gjysmën e dytë të vitit 2021, por që ka kapluar komplet vitin 2022, duke sjellë krizë golobale elektroenergjetike.

- Advertisement -

“Çmimet ishin dhjetëfishuar dhe qëndruan ashtu gjatë gjithë vitit, duke arritur pikun në korrikun e vitit të kaluar, kur kishin arritur në afro 750 euro për megavat/orë që është çmimi më i lartë në rajon i shënuar ndonjëherë”, thuhet në përgjigjen e tyre me shkrim.

E gjithë kjo shumë e energjisë e importuar në kohë të krizës së madhe energjetike ka bërë që pjesën më të madhe të kostos së krizës ta bartin në supet e veta. Por, jo e tëra, pasi qytetarët kosovarë u përballën me reduktime të energjisë elektrike të paktën në dy periudha kohore, dhjetor 2021 dhe gusht 2022. Në KEDS thonë që ia kanë dalë.

- Advertisement -

“Energjia elektrike e siguruar nga importi ka rezultuar që të ketë stabilitet të theksuar në furnizim, krahasuar me rrethanat, por duke bërë që edhe KEDS-it, edhe KESCO-s të mos iu mbulohen kostot. KEDS dhe KESCO mbesin të përkushtuara që të ofrojnë shërbime sa më kualitative për qytetarët e Kosovës, duke ndërtuar partneritet me konsumatorët dhe adresuar secilën çështje. Natyrisht, mbulimi i kostove të operimit është domosdoshmëri për të ruajtur kontinuitetin dhe kualitetin e këtyre shërbimeve”, thuhet mes tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit