1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Incident në Kuvend, deputeti i LDK’së i vërsulet Vjosa Osmanit

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, derisa ajo po drejtonte seancën e Kuvendit.

- Advertisement -

“Nderpitet seanca per shkak te paedukatës së disa deputetëve”, ka deklaraur Vjosa Osmani

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV’së i replikojke deputetëts së PDK’së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.

“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.

- Advertisement -

Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhjeku vërejtjen Musliut.

“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.

- Advertisement -

Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.

“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.

Në ato momente deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.

Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.

“Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit