2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Incidenti në “Bon Vivant”/ Dalin pamjet nga momenti i shoqërimit në polici të ortakut të Uran Ismailit

Rekomandime

Genc Gashi, drejtor i restorantit “Bon Vivant” në Prishtinë”, është shoqëruar në stacion policor të mërkurën në mbrëmje, dëshmon një video të cilën e ka siguruar media.

Pamjet të cilat i ka siguruar mediumi, shfaqin Berishën teksa shoqërohet jashtë lokalit nga njësitet e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Genc Gashi, drejtor i “Bon Vivant”, është pronar i 33 për qind të aksioneve në këtë biznes privat të gastronomisë, në të cilin 33 për qind të aksioneve posedon edhe Uran Ismaili, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, sipas të dhënave publike në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesve (ARBK).

Pjesën tjetër të aksioneve i posedon Labinot Krasniqi, raporton media bazuar në të dhënat publike.

Gashi, u shoqërua në Stacionin Policor ‘Qendra’ në kryeqytet për kundërvajtje.

- Advertisement -

Sipas burimeve incidenti në “Bon Vivant” të mërkurën në mbrëmje ndërlidhet me inspektimet e masave anti-COVID nga inspektorët komunalë.

Paparaci, raportoi të mërkurën në mbrëmje se njëri nga rojet e sigurimit të biznesit sulmoi fizikisht inspektorët komunalë. Incidenti përfundoi me shoqërimin në polici të drejtorit të “Bon Vivant”, Genc Gashi.

- Advertisement -

Policia e Kosovës, nuk ka dhënë informata për incidentin ndonëse mediumi ka kërkuar sqarime nga institucioni i organeve të rendit gjatë të enjtes.

Megjithatë, nga burime brenda policisë, media është informuar jozyrtarisht se asnjë person nuk është arrestuar, por ndaj të shoqëruarve në stacion janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje.

Të gjobiturit, përfshirë drejtorin e “Bon Vivant”, janë liruar nga stacioni pas përfundimit të procedurave për kundërvrajtje.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit