-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Indoneziani martohet me një “tenxhere me oriz”, ndahet pas 4 ditësh

Rekomandime

Një indonezian u martua me një tenxhere me oriz dhe u divorcua pas katër ditësh.

- Advertisement -

Trendi i dasmave me sende të ndryshme duket se po bëhet më i popullarizuar, dhe ndër shembujt e fundit është një burrë nga Indonezia i cili u martua me një tenxhere me oriz në një ceremoni të çuditshme dhe u divorcua pas katër ditësh sepse “nuk mund ta duronte presionin”, transmeton Reporteri.net.


Khoirul Anam nga Magelang, postoi fotografi nga një ceremoni e çuditshme martesore në Facebook duke njoftuar martesën e tij me një tenxhere orizi.

Fotografitë tregojnë Anam me një kostum tradicional të bardhë martese, ndërsa “nusja” e tij elektrike kishte një vello të bardhë të bashkangjitur.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi i çuditshmërisë kur bëhet fjalë për këtë martesë. Pas katër ditësh, Anam njoftoi se ai kishte vendosur t’i jepte fund martesës gjithsesi dhe u divorcua nga tenxhereja e orizit, duke thënë se ishte shumë e vështirë për t’i bërë ballë presionit. Ai tha se ishte një vendim “i vështirë” dhe pranoi se nuk kishte partner të përsosur për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit