3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Infektologu i njohur: Ja kur pritet të përfundojnë masat ekstreme kundër Covid-19

Rekomandime

Tash e tri javë, Republika e Kosovës ka filluar aplikimin e masave kundër pandemisë Covid-19, pas komnfirmimit të rastit të parë më 12 mars.

- Advertisement -

Ndërkohë, që nga 22 marsi, në territorin e Kosovës po aplikohet ora policore, e cila kufizon lëvizjen e qytetetarëve.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, infektologu i njohur dr. Izet Sadiku, ka thënë për portalin Mediafokus.info se masat për parandalimin e Covid-19 kanë dhënë rezultate.

“Masat e marrura për parandalimin e COVID-19 kanë dhënë rezultate sepse Kosova deri tash ka numrin më të vogël të rasteve. Ne duhet respektuar masat e propozuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetëisë sepse duke qëndruar në shtëpi krijojmë mundësi që numri i rasteve të mbetet me trendin e deritanishëm”, ka deklaruar Sadiku, i cili është asistent në lëndën e infektivës, në Fakultetin e Mjekësisë.

- Advertisement -

Sadiku ka dhënë shpresë për dalje nga kjo situatë pas 3 javësh.

“Kjo situatë besoj që do të jetë edhe 2 deri 3 në javë. Por, kjo do të varet edhe nga respektimi i nasave nga ana e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit