1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Infektologu Tolaj: Njëzet për qind e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Rekomandime

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se mesazhet e institucioneve apo Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës se deklaratat “këto dy javë janë vendimtare” kanë ndikuar keq të qytetarët duke perceptuar se pandemia ka kaluar.

Tolaj thotë se mbyllja e tepërt nuk ka rezultuar në ndalje të pandemisë në asnjë vend të botës e as në Kosovë.

- Advertisement -

Infektologu thotë se asnjë pandemi nuk përfundon pa u plotësuar disa kushte.

E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Tolaj thotë se në Kosovë në bazë të shifrave të publikuara që janë shumë të larta dhe pamundësisë për të testuar rastet e kontaktit të personave me COVID-19 tregon se mund të jetë prekur një përqindje e madhe e popullatës.

- Advertisement -

“Mund të jetë prekur rreth 20% e popullatës apo rreth 300 mijë persona”.

Infektologu thotë se është normale të ketë më shumë hospitalizomë dhe vdekje më shumë rrjedhimisht, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Tolaj thotë se për fat të keq në Kosovë punën e punonjësve të mjekimit intensiv e kryejnë anesteziologët.

Infektologu thotë se Kosova mund të jetë në gjysmën e shifrës së të shëruarve për të fituar imunitetin kolektiv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit