3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Infermieri kosovar bën vizita falas tek familjet në nevojë, kërkon nga kolegët ta ndjekin shembullin e tij

Rekomandime

Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Baçelor viziton familjet në nevojë dhe kryen kontrolle pa pagesë.

Betimi i Hipokratit për disa është procedurë por për Qëndrim Berishën është premtim i dhënë që duhet mbajtur. Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Baçelor viziton familjet në nevojë dhe kryen kontrolle pa pagesë.

- Advertisement -

Familjes që e vizitoi i solli lajme të mira duke i treguar nikoqirit se i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

Infermieri në këtë familje ishte në vizitë edhe ditë më parë, gjë që u bë shkas që Brahim Latifit t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

“Me pare të tij i ka blerë ilaçet që kam pasur nevojë edhe mi ka sjellë. Tash jam më mirë, kam dhimbje por jo sikur që kam pasur dhimbje të padurueshme më herët”, tregon Brahim Latifi, personi që është kontrolluar pa pagesë nga Qëndrimi.

- Advertisement -

Ky takim është vetëm njëra nga vizitat e familjeve në nevojë. Qëndrimi tregon se kërkesat për ndihmë po i shtohen çdo ditë, ndërsa zakonisht pacientët i këshillon për rrugën drejt shërimit. Pasi pacientët konsultohen me mjekun, Qëndrimi mundohet t’iu sigurojë ilaçet e nevojshme.

“Po ka shumë kërkesa në fakt për arsye se kushte ekonomike i kanë shumë të rënda. Gjendja ekonomike veç sa po shkon duke u rënduar. Po ka familjar që po kërkojnë ndihmë ose përmes meje ose përmes shokëve tjerë”, tregon Berisha.

- Advertisement -

Këtë shërbim pa pagesë infermieri i ri mendon ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Nëse vazhdon kështu, unë kam shumë vullnet ta vazhdoj këtë aktivitet humanitar por na duhet edhe ndihmë dhe përkrahje. Për shembull pse të mos angazhohet nga një infermier ose doktor në secilën lagje ose në secilën komunë, duke u angazhuar vullnetarisht t’i ndihmojë të tjerët”, deklaron për RTV Dukagjinin infermieri i ri.

Qytetarët e Kosovës ende mbeten pa sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 është miratuar ligji, por asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi.

Shqetësuese mbetet edhe shifra e mjekëve që po e lëshojnë Kosovë, ku vitin e kaluar vitin e kaluar 130 mjekë e lëshuan vendin.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit