1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Infermieri në grevë urie porosi për Kurtin e Vitinë: Kërkuat drejtësi për Astritin, nesër edhe për mua do të kërkojë dikush

Rekomandime

Ka tri ditë që infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku, ka hyrë në grevë urie.

- Advertisement -

Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë nga 18 € në 36 €, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë sikurse mjekëve, pagesa e rrezikshmërisë në punë, janë tri kërkesat, të cilat i ka paraqitur Duraku, por që nuk i janë plotësuar nga Qeveria.

Përveçqë nuk ka gjetur përkrahje nga Qeveria, në këtë grevë urie nuk i janë bashkangjitur as kolegët e tij.

“Zëri” ka kontaktuar me Durakun, i cili thotë se përkrahjen nga kolegët e pret në protestën e sotme para Klinikës së Kirurgjisë.

- Advertisement -

“Jo, askush nuk më është bashkangjitur në grevën e urisë. Ne sot e kemi edhe protestën, pres që të kem përkrahje nga kolegët aty”, tha ai.

Tutje, ai komentoi edhe grevën e urisë që kishte pasur në dhjetor të vitit të kaluar, duke treguar edhe arsyen se pse kishte hequr dorë.

- Advertisement -

“Unë edhe grevën e kaluar që e kam pasur të urisë jam kthyer, sepse jam mashtruar me një amendament nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi. Ai amendament pastaj nuk ka kaluar në Kuvend”, tha infermieri Duraku.

Duraku ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga greva derisa të plotësohen kërkesat, edhe në qoftë se kjo do të ketë pasoja fatale për të.

Infermieri tha se ka edhe një porosi për kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

Ai thotë se ata deri dje kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, e nëse nuk plotësohen kërkesat, edhe nesër dikush do të kërkojë drejtësi për të.

“Deri dje kanë kërkuar drejtësi nga dikush për Astritin. Nesër dikush do të kërkojë drejtësi nga ta edhe për mua, pasi edhe mua është duke më vrqrë shteti me indiferencën që po tregon ndaj grevës së urisë, të cilën grevë nuk do ta ndalë, pavarësisht pasojave shëndetësore”, tha infermieri Enlirat Duraku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit