1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Infermieri tregon sesi fillon puna nga mëngjesi në Infektivë: Rrini të qetë

Rekomandime

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka shpërndarë sot një fotografi të shkrepur në orën 07:00, duke treguar sesi fillon puna në Klinikën Infektive.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, infermieri tregon se fillimisht bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët e infektuar me koronavirus.

“Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejmë me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen..për këtë ju garantojmë”, ka shkruar Havolli.

Ai po ashtu i ka siguruar familjarët e të infektuarve se pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar mirë.

- Advertisement -

“Familjarë, miq e qytetarë të nderuar, nëse ju keni ndonjë të familjes të prekur me COVID-19 dhe duke u trajtuar tek ne, ju rrini të qetë, ne do kujdesemi sikur të jenë familjar tanë. Shërim të shpejt për të gjithë ata të prekur me këtë virus”, ka shkruari Havolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit