1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Iniciativa më e re: Askush në Zvicër nuk bën të ketë mbi 100 milionë franga

Rekomandime

Projekti i iniciativës “Bëni të pasurit të paguajnë për ndryshimin e klimës” është projekti i madh i radhës i iniciuar nga Socialistët e Rinj (Juso) pas iniciativës së quajtur “99 për qind” për të cilin do të votohet më 26 shtator, shkruan agjencia e lajmeve, sda.

- Advertisement -

Askush në Zvicër nuk duhet të ketë më shumë se njëqind milionë franga në konto, po u votua iniciativa e kësaj organizate.Në kuvendin e tyre të mbajtur të shtunën, Socialistët e Rinj u shprehën në favor të inicimit të një nisme popullore që do të mundësonte këtë.

Menaxhmenti i partisë së të rinjve do të shqyrtojë opsionet e zbatimit dhe do të punojë për iniciativën në muajt e ardhshëm, ka njoftuar Juso pas takimit me rreth 200 pjesëmarrës në Wettingen AG.

Në diskutim do të jetë një taksë e vetme për pasuritë përkatëse të larta ose një rritje e madhe në nivelet më të larta të taksave.

- Advertisement -

Të ardhurat shtesë (ato që do të merren në emër të tatimeve) duhet të derdhen në luftimin e krizës klimatike dhe në investime, si në ngrohjen sipas standardeve ekologjike, zgjerimin e shfrytëzimit të energjisë diellore ose uljen e çmimeve të transportit publik.

Juso e arsyeton vendimin për iniciativën e re për të kufizuar pasurinë private me faktin se super të pasurit kanë përfituar për vite me radhë nga një sistem ekonomik i dëmshëm për klimën, përcjell albinfo.ch. Prandaj, atyre tani duhet t’u kërkohet të paguajnë për parandalimin e “kolapsit të klimës” dhe t`ia lehtësojnë barrën popullit.

- Advertisement -

“Njëqind milionë franga janë më shumë para sesa mund të shpenzojë njeriu në një jetë”, thuhet në qëndrimin e Juso-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit