1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Insajderi: Sveçla emëron në pozitë të lartë nipin e Xhavit Halitit, të përfshirë në Pronto

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka emëruar në një pozitë të lartë shtetërore nipin e Xhavit Halitit, deputetit të Partisë Demokratikë të Kosovës.

Personi i cili është emëruar në një pozitë të re shtetërore është Blerim Camaj, Drejtori i Drejtoratit të Gjendjes Civile, i afërt me deputetin e PDK-së, i cili tash është caktuar zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

- Advertisement -

Vendimi nga ministri i Albin Kurti është marrë më 24 maj të këtij viti.

Personi të cilin e ka emëruar Sveçla ka qenë i përfshirë në Dosjen Pronto, gjë për të cilën kishte raportuar Gazeta Insajderi në vitin 2016.

- Advertisement -

Reklamë

Hulumtim dëshmonte se si ish-deputeti Adem Grabovci dhe kryetari i panelit për vlerësimin e kandidatëve, Ilhami Gashi kishin ndikim në dallaveret me pozita të larta shtetërore.

- Advertisement -

Gashi kishte ndikur edhe në përzgjedhjen e Camajt, të afërmit të deputetit Haliti për drejtor të Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Pjesa nga biseda Grabovci-Gashi për Camajn:

Biseda tjetër ka të bëjë me Blerim Camajn. Ata flasin për një takim që do të zhvillonin me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin, nga i cili duhej marrë bekimin për emërimin e Camajt në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Po shkojmë deri n’kryemnistri niherë”, thotë Grabovci, teksa Gashi e porosit se që ta pyet Thaçin, siç i referohet “i madhi” se çfarë të bëjë me Blerim Camajn. .

“Edhe vete, vete pra masi po shkon te shefi për ARC çka me bo… Për, Agjensionin e Regjistrit Civil, që e kom Blerim Camaj. Çka me bo me atë ven… Intervista, intervista osht t’premten edhe vete çka po thotë i madhi”, vazhdon Ilhami Gashi.

“Paj duhet… ti e din qysh jon rrethanat aty”, ia kthen Grabovci.

“Ti fol me t’madhin se ky kryesus… (nuk kuptohet) drejt me ni punë bohet”, sqaron Gashi. Ai pyetet nëse mund ta mbajë Blerim Camajn në garë.

“Po, muj aty tash… intervista o t’premten”, thotë Gashi.

“Kshtu gabime, cilësore s’ka bo jo?”, interesohet Grabovci.

“Cilësore s’ka ba, menaxher nuk o i aftë, po ski çka me bo burrë”, vazhdon Gashi.

“Ëhë, ëhë… hajt se bisedoj, bisedoj, e t’tregoj kur t’shihum”, thotë Grabovci.

Camaj ishte emëruar në këtë pozitë, ndonëse ishte i dobët sipas vlerësimit të vetë Gashit. Vazhdon ta mbajë edhe më tej, ani se ishte suspenduar me vendim të ish-ministrit, Bajram Rexhepi, për përgjegjësi në skandalin e vjedhjes së 1.4 milion eurove të pasaportave.

“Bisedo edhe tregom edhe tash ti mos u vono qysh ki merak me ndejt me to tre sahat”, ia rikujton Gashi – Grabovcit.

“Hajt se po pres unë pra qitu pra se ashtu, kshtu po vazhdoj me do punë”, përfundon Gashi.

Për krejt këtë çështje, Gjykata e Apelit, më 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte dënuar me kusht Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Megjithatë, para rreth një muaji, Rasti Pronto, për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Insajderi, është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme.

Se rasti është kthyer në rigjykim e pati konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Mund t’iu konfirmoj që me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lënda në rastin e A.G është kthyer në rigjykim”.

Të njëjtën e pati konfirmuar edhe avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj.

“E ka kthyer jo në gjykatën e shkallës së parë, por në Gjykatën e Apelit pasi kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Gjykata Supreme e ka dërguar kërkesën e ligjshmërisë prapë në Gjykatën e Apelit”, kishte thënë ai.

Ndryshe, Adem Grabovcit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 2 muaj burgim, Ilhami Gashit dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim dhe Sadat Gashit burgim ne kohëzgjatje prej 8 muajsh.

Si dënim plotësues kjo gjykatë iu kishte hequr të drejtën për t’u zgjedhur dhe po ashtu iu ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy vjetësh pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit