2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Investimet e shteteve ballkanike në ushtri me 2020: Kosova me 65 milionë euro

Rekomandime

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI) ka njoftuar rreth investimeve që shtetet kanë pasur në ushtri gjatë vitit 2020.

- Advertisement -

Në këtë raport të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime Paqësore për rajonin e Ballkanit Perëndimor thuhet se Serbia ka investuar 920 milionë euro në forcat e armatosura, Shqipëria 182 milionë, pastaj është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro, Maqedonia e Veriut 130 milionë, Mali i Zi me 84 milionë, ndërkaq Kosova 65 milionë euro.
Sipas këtyre të dhënave, sa i përket investimeve në gjithë botën, e para në investime mbetet SHBA-ja, me 638 miliardë euro.

Të dhënat e plota për investimet në ushtri mund t’i gjeni në këtë raport dhe janë të prezantuara në vlerë të dollarit.

Ndryshe, ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë ishte pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga 17 deri më 28 maj dhe arena e trajnimeve ishte në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

- Advertisement -

Kosova ishte një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane.

Në “Defender-Europe 21”, kanë marr pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit