6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Inxhinieri që projektoi Ujmanin vërteton me dokumente se liqeni i takon Kosovës

Rekomandime

Ekspertë dhe hartues të projektit për ndërtimin e pellgut të Ujmanit, thotë se liqeni i takon Kosovës.Është njëri nga hartuesit e një projekti gjigant.Inxhineri Avdi Gjonbalaj, ka filluar angazhimin e tij në projektin për ndërtimin e pendës së Liqenit të Ujmanit që nga viti 1968.

- Advertisement -

Sot e kësaj dite, Gjonbalaj posedon dokumentet e nevojshme për kontratën e quajtur YU77, e lidhur mes Bankës Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Ndërmarrjes “Ibër- Lepenc”.Ligji për themelimin e kësaj ndërmarrje është për ndërtim dhe shfrytëzim të hidro sistemit “Ibër-Lepenc” e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Jugosllavisë dhe Kuvendi i Kosovës.Në lidhje me pronësinë e këtij liqeni, ai thotë se nuk duhet të ketë asnjë lloj diskutimi.

Ish punëtori i Ibër Lepencit, saktëson se Serbia ka në shfrytëzim pjesën lart të Liqenit që i mjafton për nevojat e veta.Liqeni i Ujmanit, që burimin e ka në Mal të Zi, gjendet në Komunën e Zubin Potokut, dhe i njëjti është në kufirin Kosovë-Serbi.Ani pse, shumica dërmuese e hapësirës së këtij liqeni ndodhet në Kosovë, Serbia ka kërkuar disa herë të diskutohet shfrytëzimi i këtij resursi.Shfrytëzimi i ujit të Ujmanit është përfshirë edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington.Por, profesori i Gjeografisë Ekonomike, Fitim Humolli, thotë se është e paqartë për çfarë shfrytëzimi apo menaxhimi të përbashkët mes Kosovës e Serbisë të Ujmanit.Ligjëruesi i turizmit, thotë as me të drejtën ndërkombëtare nuk mund të pengohet rrjedha e këtij Liqeni, e me të cilin furnizohet me ujë gati gjysma e komunave të Kosovës.Përveç për pije, uji i Liqenit të Ujmanit përdoret nga Kosova për qëllime industriale, energjetike, si dhe për ujitje të tokave bujqësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit