4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Irani do ta ekzekutojë agjentin e CIA-s që tregoi për vendndodhjen e Soleimanit

Rekomandime

Një qytetar i Iranit, i cili ofroi të dhëna për shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit rreth vendndodhjes së komandantit të lartë Iranian, Qassem Soleimani, do të ekzekutohet së shpejti, ka bërë të ditur sistemi i drejtësisë në Iran.

Më 3 janar të këtij viti, Soleimani u vra përmes një sulmi me dron të organizuar nga Shtetet e Bashkuara. Ai ishte komandant i Forcave Kuds, njësi elite e ushtrisë iraniane. Uashingtoni e fajësonte atë për organizimin e sulmeve kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -

“Mahmoud Mousavi-Majd, një nga spiunët që spiunoi për CIA-n me Mossad-in, është dënuar me vdekje. Ai e ka treguar vendndodhjen e martirit Soleimani te armiqtë tanë”, tha zëdhënësi i sistemit të drejtësisë, Gholamhossein Esmaili.

Pas vrasjes së komandantit të lartë, Irani reagoi me një sulm me raketa në bazën “Ain al-Asad” në Irak, ku ishin të vendosura forcat amerikane. Asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë në këtë sulm, por qindra të tjerë më vonë u diagnostikuan me lëndime traumatike në tru.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit