1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Irani kërcë non Evropën: Sot trupat amerikanë janë të rrezikuar, nesër mund të jenë trupat tuaj

Rekomandime

Presidenti iranian paralajmëroi se ushtarët evropianë në Lindjen e Mesme, mund të jenë në rrezik pasi tre kombe sfiduan Teheranin për të thyer kufijtë e marrëveshjes së tij bërthamore.

- Advertisement -

Diplomati i lartë i Teheranit ndërkohë pranoi se iranianët u mashtruan për ditë të tëra pas përplasjes aksidentale së Republikës Islamike ndaj një aeroplani ukrainas që vrau 176 njerëz. Vërejtjet e Presidentit Hassan Rouhani paraqesin kërcënimin e parë të drejtpërdrejtë që i është bërë Evropës pasi tensionet mbetën në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.

”Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër mund të jenë ushtarët evropianë”, tha Hassan Rouhani, Presidenti i Iranit.
Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, ishte ai që e pranoi se Irani gënjeu popullin e vet, dhe tha se një mosfunksionim teknik rrëzoi aeroplanin ukrainas.

Përfshirja, dhe akti i kryer nga Irani zgjoi pakënaqësi të mëdha, duke u mbajtur protesta të shumta në vend që shfaqën zemërimin e qytetarëve ndaj këtij mashtrimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit