0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Isa Boletini, shqiptari që çarmatosi rusët dhe turqit

Rekomandime

“Daily Telegraph” me titull: RUSIA DHE SHQIPëRIA, ku tregon për arresimin e zyrëtarve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini, në vitin 1903

Informacioni i mëposhtëm ka arritur nga qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjës së Konsullatës Ruse në Mitrovicë.

Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjën e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëhere i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjës të tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, duhët të arrestohet menjëhere dhe të dëbohet nga Mitrovica.

- Advertisement -

Shqiptarët janë deklaruarë se nuk do të lejojnë hapjën e Konsullatës ruse në Mitrovicë. Një vit më vonë vritët konsulli rus në Mitrovicë. Rusia historikisht është përfshirë ne incidente politike në Mitrovicë, edhe sot treni rus është një vazhdimsi e politikës rusë për ta destabilizuar Ballkanin.

Arrestimi i ushtarve turq në vitin 1910

Pika më e rëndësishëm ishte gryka afër Kaçanikut përmes të cilit kalonte linja hekurudhore Shkup – Mitrovicë. Kryengritesit bllokuan rrugën dhe ndaluan trenin, i cili po transportonte trupat osmane dhe pajisje ushtarake. Ushtarët turq u çarmatosën dhe pajisjet ushtarake ranë në duart e shqiptarëve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit