8 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Isa Mustafa flet për presidentin e ri, tregon ku do merret vendimi

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë edhe njëherë se UCK-ja ka bërë luftë të drejtë, dhe se ajo luftë duhet mbrojtur, ndërsa ka shtuar se Specialja duhet ta bëj punën e vetë.

- Advertisement -

Në anën tjetër ai ka folur në lidhje me pozitën e presidentit, tani kur vendi është me ushtrues detyre të presidentit, për shkak ish presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmim të aktakuzave ndaj tij nga Gjykata Speciale.

“Vendim i takon LDK-së, ne s’kemi një vendim të PDK-së se a do të bëhet pjesë e këtij procesi. Është parti pas nesh, është partia e tretë, kjo është evidente.

Ajo që ka dal në medie, që unë kam thënë se presidenti i takon PDK-së, unë nuk ka thënë në formë eksplicite, por vetëm në bazë të numrit të deputetëve”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Sipas tij para çdo kandidati dhe vendimi për t’i hyrë garës së presidentit ,duhet të bëhet një marrëveshje e cila siguron përkrahje të gjerë e që merr 80 vota në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit