14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Isa Mustafa: LDK-ja do të kthejë besimin e elektoratit me 17 tetor

Rekomandime

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor. Ai beson që LDK-ja do të arrijë ta kthej besimin e elektoratit të vet derisa përmend zgjedhjet nacionale për të cilat thotë se rrënuan logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal.

- Advertisement -

Edhe pse ishte kryetar i LDK-së kur kjo e fundit mori pjesë në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt të këtij viti, Mustafa thotë se u përdorë propaganda e shpëlarje e trurit si brenda ashtu edhe jashtë.

“Zgjedhjet e fundit kanë rrënuar logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal. Ato ishin propagandë dhe larje e trurit e mbështetur nga brenda e jashtë. Këto zgjedhje nuk e meritojnë të jenë si ato të fillimit të këtij viti”, ka thënë Isa Mustafa.

E, duke folur për kandidaturat e shpallura për kryetar të komunave, Mustafa thotë se beson se LDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur dhe do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.

- Advertisement -

“Uroj që LDK të ketë bërë zgjedhje të mira si për kryetarë të komunave po ashtu edhe për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe që të përmbushen pritjet e votuesit të LDK-së dhe të qytetarëve, sepse qeverisja lokale ka rëndësi tepër të madhe për çdo njeri”, ka thënë Isa Mustafa për Front Online.

Për disa kandidatë thotë se kanë qeverisur mirë, e disa të tjerë nuk i njeh.

- Advertisement -

“Janë një pjesë e kandidatëve që edhe më parë kanë drejtuar komunat me qeverisje të mirë e të suksesshme. Ka edhe kandidatë të rinj që mund të jenë vlerë e shtuar për LDK-në dhe për qeverisjen lokale. Një pjesë të kandidatëve nuk e njoh, prandaj edhe përmbahem nga cilësimet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit