-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Isa Mustafa me mesazh për mocionin për rrëzimin e qeverisë

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një mesazhi i është drejtuar qytetarëve të Kosovës, lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Për këtë Mustafa e ka lënë fajtor kryeminstrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Letra e plotë e Isa Mustafës

Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

- Advertisement -

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit