0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Isa Mustafa: Nuk e kemi përjashtuar Vjosa Osmanin, ajo tashmë e ka qëndrimin e saj

Rekomandime

Kreu i LDK-së Isa Mustafa pak më parë ka dal nga takimi që ka mbajtur me anëtar të kryesisë dhe këshillit drejtues të partisë së tij, për të parë siç ka thënë ai disponimin e tyre në lidhje me formimin e një qeverie të re në mes të LDK-së, AAK, Nisma’s dhe AKR-së.

Biseduam me bashkëpunëtor se me LDK- në pyetjen që unë kam shtruar se nëse përmbushen të gjitha kushtet jokushtetuese dhe na ofrohet e drejta e mandatit që ne si pari e dytë e dal nga zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit të kaluar ta bëjmë qeverinë atëherë se cila janë rrugët më të mira.

- Advertisement -

“Në këta takim konstatuam se kemi marrë një përkrahje të 108 anëtarëve për mundësinë e koalicionit në mes të AAK-së Nismës dhe AKR-së dhe dy grupacioneve të subjekteve jo shumicë. 6 vota kanë qenë kundër 10 s’kanë marrë pjesë në votim. Të tjerë nuk kanë shpreh interesim.

Në parti duhet të vlerësohen qëndrimet edhe kundër, tani një përkrahje të tillë e kemi, kjo nuk do të thotë se ne e kemi vendimin për koalicion sepse koalicion do të kemi vetëm në momentin kur vlerësohet se janë arritur mundësitë kushtetuese”, tha Mustafa.

Ai ka shtuar tutje se deri atëherë presin që Vetëvendosje të përcaktohet për dorëzimin apo jo të mandati.

- Advertisement -

Ai ka thënë se objektivat e kësaj qeveri të re do të ishin luftimi kundër pandemisë Covid-19 si dhe procesi i dialogut me Serbinë.

“Objektivat themelore duhet të jetë beteja për të përballuar koronavirusin dhe procesin e dialogut , pastaj çështjet tjera mbeten pjesë e përditshmërisë, ne konstatuam se kemi një disponim gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në qeveri dhe që jemi të gatshëm q ë të pranojmë hapat kushtetues sepse jemi ,që të mos vazhdohet gjatë me këtë qeveri në detyrë, sepse shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në kuvend dhe në këtë situatë nuk është shembull i mjaftueshëm”, theksoi Mustafa

- Advertisement -

Ndërsa pse nuk i kanë dërguar ftesë kryetares së Kuvendit Vjosa Osami, Mustafa ka deklaruar kështu.

“Nuk e përjashtojmë sepse e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike, mu më kanë interesuar qëndrimet tjera, nuk e përjashtojmë qëndrimi i saj ka qenë kundër mocionit dhe po ashtu nuk është për një koalicion të tillë, prandaj kam dashur ti dëgjoj të tjerët, nuk ka qenë mbledhje,kjo ka qenë konsul, emrin për kryeministër nuk e kemi”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit