-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Isa Mustafa paralajmëron qeverisjen e LDK-së, tregon punët që do të nisin në ditët e para

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ballafaqimi me pasojat e COVID-19 do të jetë mbi të gjitha prioritet.

Duke paralajmëruar qeverisjen e LDK-së tha se kjo parti është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi, për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësorë dhe atij të arsimit.

- Advertisement -

Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, tha Mustafa.

Lideri i LDK-së tha se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit