Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrugën e Ibrahim Rugovës s’mund ta trashëgoj askush përveç atyre që qëndrojnë në LDK.
Mustafa pas bërjes së homazheve së bashku me kryesinë e LDK-së tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes, tha se LDK-ja dhe Kosova ndiejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.
“LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Askush s’mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK-së dhe atyre që qërojnë dhe punojnë që puna dhe vepra e Rugovës të jetësohet”, tha ai.